Vendosni fjalën kyçe....

Dogjën mbeturina në Gjirin e Lalëzit, procedohen penalisht 2 persona


Dy persona janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë djegur mbeturina të ndryshme ku kanë shkaktuar ndotje të ajrit.

Policia procedoi shtetasit B.A 51 vjeç dhe K.T 56-vjeç.

Ndotën ajrin duke djegur mbeturina, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B.A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *