Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, makina përplas 8-vjeçarin dhe largohet


Dy aksidente kanë ndodhur në kryeqytet në një diferencë kohore brenda pak minutash.

Një automjet ka aksidentuar një motorr duke lënë të plagosur drejtuesi i mjetit më të vogël. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Bardhyl’, ku drejtuese e automjetit ka qenë një grua.

“Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën ‘Bardhyl’, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, ku një automjet ka përplasur një fëmijë dhe është larguar nga vendngjarja. Fëmija i moshës 8-vjeçare për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *