Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri tregon si do votojnë emigrantët: KQZ-ja do udhëheqë procesin


Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në mbledhjen me Këshillin Koordinues të Diasporës tregoi se si do mund të votojnë emigrantët.

Gjiknuri tha se vota e emigrantëve do llogaritet në listën e Tiranës pasi ashtu funksionon mënyra e regjistrit unik të Gjendjes Civile.

Gjiknuri tha më tej se emigranti do ketë mundësi që votën ta hedhë nëpërmjet postës.

 “Reforma Zgjedhore u zhvillua në një kontekst të vështirë politik, vinim nga një situatë kur në opozitën jashtëparlamentarë dialogu ka qenë totalisht i munguar dhe mosbesimi i lartë. Kjo çështje dhe ajo e votës së emigrantëve duhet trajtuar me shumë kujdes. Megjithatë morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve, ta përfshimë në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur.

Nisur nga konteksti aktual që parashikon dhe legjislacioni në fuqi, që votimi i emigrantëve do kryhet vetëm nëpërmjet një regjistri paraprak, ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre, dhe qeveria miratoi një ligj në  2016 dhe tashmë infrastruktura është gati. Duke patur parasysh këtë dhe se si gjenerojmë listën e zgjedhjeve, vendosëm që në Kodin Zgjedhor, votimi me postë, ose nëpërmjet postave elektronike, vendosëm që këtë proces t’ja delegojmë KQZ. Çdo emigrant që është regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve dhe më pas nëpërmjet një akti të KQZ do ketë mundësi që këtë votë ta hedhë nëpërmjet postës.  

E drejta është sanksionuar, duhet që emigranti me banim jashtë vendit duhet të jetë regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, infrastruktura është gati dhe elementi që kemi vendosur është që vota do të llogaritet në qarkun e  Tiranës për arsye sepse ashtu funksionin mënyra e regjistrit unik të gjendjes civile. Emigrantët e regjistruar dalin në një listë unike dhe ne menduam që kjo votë të shkojë në qarkun e Tiranës. Për zgjedhjet e para numri mund të jetë i vogël, por nëse do të mund ta aplikojmë në këto zgjedhje me një numër të vogël do të nxjerrim mësimet tona dhe më pas të shtrihet dhe të hapet diskutimi Kushtetues nëse emigrantët duhet ët kenë zonë më vete apo jo. Menduam që meqenëse është listë unike, vota  e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranës që ka më shumë mandate”- tha Gjiknuri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *