Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari i Apelit kallëzon komisioneren e KPK-së në SPAK për falsifikim dokumentesh


Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka paditur pranë Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit (SPAK), komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu.

Malaj e ka akuzuar komisioneren për falsifikim formularësh, duke kërkuar pezullimin e ushtrimit të detyrës si Komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në përfundim të hetimeve.

Gjyqtari thotë në kallëzim pranë SPAK, se Suela Zhegu ka përvetësuar pasurinë e të vëllait të ndjerë, duke pretenduar se ai nuk ka fëmijë, pavarësisht se i ndjeri ka dy pasardhës.

Malaj thotë se edhe bashkëshorti i Suela Zhegut ka probleme me drejtësinë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *