Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në shtëpinë e mikut të tij në Kretë, ku po qëndronte kohët e fundit.
Mediat greke shkruajnë se një autopsi do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.
I riu kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte shkuar në Kretë si mysafir në shtëpinë e mikut të tij, në komunën Malevizi në Kretë, me qëllim që të merrte pjesë në një program të detoksikimit KETHEA.
Shqiptari kishte dhënë shpirt gjatë natës, dhe në orët e para të mëngjesit, kur shoku i tij u zgjua, e gjeti atë në një pozitë të çuditshme. Në ankth, miku kërkoi ndihmën e shpejtë, por kur mbërritën mjekët nuk kishin çtë bënin.