Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Jugut konfirmon valën e dytë të koronavirusit


Koreja e Jugut ka konfirmuar se po kalon “një valë të dytë” të koronavirusit dhe ministri i shëndetësisë atje paralajmëron për një “situatë të rëndë” në vend.

Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Park Neung-hoo tha se gjatë javës së kaluar janë identifikuar 90 raste të importuara, duke treguar një rritje të mprehtë nga 48 që ishin në javën e kaluar.

“Qeveria po përballet me një situatë të rëndë pasi zyrtarët shëndetësorë jo vetëm që duhet të përmbajnë infeksionet e transmetuara në vend, por edhe të menaxhojnë raste të importuara”- tha ministri, citon Daily Mail.

Në 24 orët e fundit, Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportoi 17 raste të të reja me koronavirus. 6 prej tyre ishin raste të importuara.

Në total Koreja e Jugut ka konfirmuar 12.438 raste me koronavirus.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *