Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas takimit me Mazin: Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar


Pas takimit që ka patur më herët me kryenegociatorin Zef Mazi, presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Meta thotë se kanë diskutuar për perspektiven e çeljes së negociatave dhe se i ka ofruar mbështetjen e tij nga institucioni i Presidencës.

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar.”– shkruan Meta.

Zef Mazi është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama, si kryenegociator i Shqipërisë në negociatat e vendit tonë për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë prezantimit të tij pak ditë më parë, kryenegociatori Mazi tha se ndihej shumë i vlerësuar që ishte zgjedhur në këtë pozicion dhe se do të vepronte si avokati më i mirë për Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *