Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku italian: Koronavirusi po dobësohet, ishte si “tigër agresiv”, tani është si “mace e egër”


Një mjek i njohur italian thotë se koronavirusi është dobësuar, pasi sipas tij në fillim të pandemisë, Covid-19 ishte si një “tigër agresiv”, sot është bërë si një “mace e egër”.

Siç shkruan Daily Mail, profesori Matteo Bassetti është i bindur se virusi po ‘ndryshon në ashpërsinë e goditjes’ dhe pacientët që tani po i mbijetojnë infeksionit, po të ishin prekur më parë, mund të kishin humbur jetën.

“Ishte si një tigër agresiv në mars dhe në prill, por tani është si një mace e egër. Edhe pacientët e moshuar, të moshës 80 ose 90 vjeç, tani janë ulur në shtrat dhe po marrin frymë pa ndihmë. Të njëjtët pacientë do të kishin vdekur në dy ose tre ditë më parë.”– tha Bassetti, i cili është shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm San Martino në Xhenova, Itali.

Dhe Bassetti pretendon se nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 madje mund të zhduket pa një vaksinë duke u zhdukur vetë.

Mjeku italian ka thënë disa herë në muajt e fundit që pacientët me Covid-19 duket se janë shumë herë më mirë se sa ata që u prekën në fillimin e epidemisë në Itali.

Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik që virusi ka pësuar, duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të trajtimeve të përmirësuara, ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.

Por shkencëtarët e tjerë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim në të kaluarën dhe thanë se nuk ka asnjë provë shkencore që virusi ka ndryshuar, apo ka pësuar mutacion.

Në fillim të qershorit, në përgjigje të pretendimit të profesor Bassettit, Dr Angela Rasmussen, nga Universiteti i Columbia-s tha: “Nuk ka asnjë provë që virusi po humbet fuqinë askund”.

Dr Oscar MacLean, nga Universiteti i Glasgow, shtoi: “Këto pretendime nuk mbështeten në literaturën shkencore, dhe gjithashtu duken mjaft të pambështetura në bazat e gjenetikës.”

Italia ka qenë një nga vendet më të goditura në botë gjatë fazave të hershme të pandemisë, dhe tani ka regjistruar më shumë se 238,000 raste pozitive dhe 34,000 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *