Vendosni fjalën kyçe....

Pse kishte stola bosh në tubimin e Trump-it në Tulsa?


Turma në tubimin e presidentit Donald Trump në Tulsa, ishte shumë më e ulët se sa pritej. Ekipi i fushatës fajëson për këtë protestuesit e lëvizjes “Black Lives Matter”, ndërsa përdoruesit e rrjetit social të “TikTok”-ut pretendojnë se janë ata shkaku.

Brad Parscale, i cili është kryetari i fushatës së Trump, pati deklaruar se ata kishin marrë më shumë se një milion kërkesa për biletë, edhe pse teatri ku do zhvillohej tubimi kishte një kapacitet prej 19 mijë vendesh.

Megjithatë në tubimin e së shtunës, teatri kishte mjaft vende bosh pasi vetëm rreth 6,000 njerëz kishin marrë mundimin të paraqiteshin për të dëgjuar presidentin të fliste.

Tani Parscale fajëson protestuesit që kishin bllokuar hyrjet për në teatrin ku mbahej eventi.

“Protestuesit radikalë, të nxitur mbulim mediatik apokaliptik për një javë, i penguan mbështetësit e Donald Trump në tubim. Ata madje bllokuan hyrjen te detektorët metalikë, duke mos lejuar hyrjen e njerëzve”– tha ai në një postim.

Dhe videot nga tubimi vërtet tregojnë protestuesit duke kërcënuar mbështetësit e Trump-it.

Sidoqoftë, kundërshtarët politikë të Parscale kanë një teori tjetër për numrin e vogël të njerëzve në Tulsa. Përdoruesit e platformës së mediave sociale “TikTok” dhe fansat e muzikës pop koreane, pretendojnë se i kanë bërë një shaka fushatës së Trump-it.

Përpara tubimit, përdoruesit e TikTok postuan video duke kërkuar bileta për tubimin, por më pas në mënyrë sarkastike thonin se nuk do të shkonin.

Disa nga videot kanë mbledhur miliona shikime, ndërsa të tjerat u fshinë shpejt për të mbajtur “shakanë” që po i bënin presidentit.

“Shumica e njerëzve që i bënë videot i fshinë pas ditës së parë sepse ne nuk duam që fushata e Trump ta kapte”– tha për New York Times, Elijah Daniel, i cili mori pjesë në shaka. “Këta fëmijë janë të zgjuar dhe menduan për gjithçka.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *