Pasi Këshilli Politik i Refromën Zgjedhore dështoi të adresonte dhe të binte në marrëveshje për të gjetur një formë për votën e emigrantëve, kryeministri Edi Rama zgjodhi që të diskutonte me Këshillin Koordinues të Diasporës.
Në fjalën e tij, Rama tha se ky është një proces i vonuar për Reformën Zgjedhore, por nga ana tjetër Qeverisë as i ka munguar dhe as i mungon vullneti politik që ta çojë deri në fund këtë objektiv.
“Së pari ky është një angazhim programor dhe publik i marrë prej nesh.
Së dyti ne kemi punuar në funksion të këtij angazhimi paralelisht me procesin politik. Ky është një proces shumë i vonuar për Reformën Zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të ardhme.
Së treti ne as na ka munguar dhe as nga mungon vullneti politik për ta përmbushur këtë objektiv.
Për ne ka rëndësi të veçantë dhe jo një objektiv ndër shumë të tjerë. E kam ndjekur gjithë përpjekjen tuaj dhe diskutimet tuaja dhe nga një anë më vjen mirë që kontakti i drejtpërdrejtë me qeverinë nuk ka munguar dhe nga ana tjetër më vjen keq që ju keni vënë në dyshim vullnetin tonë, por kjo është diçka e kapërcyeshme dhe e shpjegueshme”- tha Rama.