Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 45 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, pas 10 ditën në terapi intesive ndërron jetë 62-vjeçari nga Tirana


Ka shkuar në 45 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti ishte i shtruar në spital prej dy javësh, ndërsa prej 10 ditësh qëndronte në terapi intensive dhe i intubuar.

Ministria thekson nënjoftim se viktima nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *