Vendosni fjalën kyçe....

U gjet i pajetë brenda në makinë në aksin Fier-Lushnjë, policia: Dyshohet se pësoi infarkt


Policia ka dhënë detaje për një shtetas i cili u gjet i pajetë brenda në automjetin tip “Iveko” në aksin Fier-Lushnjë.

Sipas policisë dyshohet se shtetasi me iniciale A.Z ka pësuar infarkt dhe ka gjetur vdekjen.

Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *