Presidenti i Serbisë dhe kryetari i partisë SNS, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur fitoren për zgjedhjet.
Ai tha se partia e tij ka fituar më shumë se 2 milionë vota.
“Ne kemi fituar besim të madh te qytetarët, mbi 2 milion vota. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk kam provuar një moment si ky. Sonte kemi fituar besimin e madh të njerëzve, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pak besuan në të”– tha Vuçiç në një fjalim në selinë e partisë.
Siç shkruan Tanjug, deri tani partia që drejton Vuçiç ka marrë mbi 62 përqind të votave në tërë Serbinë.
Vuçic i falënderoi mbrëmë qytetarët e Serbisë për mbështetjen dhe vendimin e tyre që të shkojnë në votime, sepse siç tha ai: “kjo na prek të gjithë ne”.