Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet një numër i lartë i të infektuarve si edhe të regjistrohen viktima nga COVID-19.
118 raste të reja u zbuluan nga testimet ndërsa humbën jetën 4 persona.
Sërish, me numër të infektuarish kryeson Shkupi me 55 raste, Tetova 20, Kumanova 9, Ohri 9, Prilepi 4, Gostivari 4, Shtipi 1, Dibra 1, Gjevgjelia 1, Strumica 2, Resnja 5, Kërçova 1, Sveti Nikolla .
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 5311, ndërsa 251 kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë së virusit Covid-19.