Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e përdorur në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç në 30 maj të këtij. Automjeti është gjetur i fshehur nga autorët në periferi të Tiranës dhe ishte një mjet tip Golf 5 ngjyrë e zezë.
Kjo makinë sipas policisë është përdorur nga Eduart Lamaj, 30 vjeç, i cili u arrestua sot për ekzekutimin e dy për Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Hetime dhe verifikime janë duke u kryer dhe për gjetjen e 3 autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në atentat, raporton Report Tv.
Gjithashtu po punohet për identifikimin e autorësisë së makinës, si dhe gjetjen e armëve të përdorura në atentat.