Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon banorët e Zall Bastarit: Do mundësojmë 100 milionë euro për fermerët


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Zall Bastar, një zonë me rreth 5000 banorë ku pjesa më e madhe e tyre merren me bujqësi. 

Problematikat e fermerëve të zonës ishin të shumta. Një pjese e mirë e tyre iu ankuan zotit Basha se qeveria nuk kishte bërë asgjë për të siguruar infrastrukturën rrugore.

Ka 30 vjet ne këtu që vuajmë për një urë këtu edhe s’na e ka bërë asnjeri deri më sot. Janë 300 e ca familje, 400 familje këtej se bënë njëri”, – ankohen banorët e një prej lagjeve kryesore të Zall Bastarit.

Ndërsa një tjetër banor që gjithashtu merret me kultivimin e domates së njohur të Zall Bastarit thotë se kostoja e punimit të tokës është shumë e madhe. 

Plugimi është shumë i shtrenjtë. Naftë me akcizë zetoristi nuk i jep, helmet janë të pasigurta. Edhe fara  nuk dihet si do të dali. Vjet ka dalë për ibret.”, thotë ai ndërsa tregon se puna me tokën u shërben sa për të jetuar.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se qeverisja e PD do të fokusohet te fermerët dhe nevojat e tyre. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike do të akordohen 50 milionë euro për ndërtimin apo rindërtimin e infrastrukturës rrugore.

Partia Demokratike do të mundësojë 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, që prodhimi i tyre të rritet dhe fitimet të garantojnë mirëqënie dhe zhvillim. Taksa e naftës do të ulet dhe kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, duke e ulur atë dhe duke i bërë më të përballueshme kostot e prodhimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *