Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini: Shqiptarëve në Serbi tanimë do u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria


Shqiptarët në Serbi tanimë do të kenë mundësi të përdorin librat shkollorë nga Shqipëria. Ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se kjo u arrit pas një marrëveshjeje mes dikasterit të drejtuar prej saj dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

“Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Kemi filluar gjithashtu edhe financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore, sepse besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim.

Komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij. Përgëzoj edhe Ministrin Gent Cakaj për angazhimin e tij që kontribuoi për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.”– thotë ministrja Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *