Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuan nënën, motrën e kushërirën- Bosi i kartelit meksikan kërcënon qeverinë mes lotësh


Një drejtues i një karteli droge në Meksikë, mezi i ka mbajtur lotët ndërsa kërcënonte qeverinë në një video, pasi policia i kishte arrestuar të ëmën.

Jose “El Marro” Yepez, drejtuesi i Santa Rosa de Lima Cartel, nxori një video në rrjetet sociale.

“Unë do të jem një gur në këpucën tuaj. Unë do t’ju hedh në erë, do ta shihni”- thotë Yepez në video, citon Fox News. Ai shihet i veshur xhinse me një armë mbërthyer mbi supe.

Përplasjet e dhunshme ndodhën gjatë fundjavës në qytetin Celaya në shtetin meksikan të Guanajuato-s, pasi forcat besnike ndaj Yepezit u përleshën me forcat nga qeveria meksikane.

Njëzet e gjashtë persona u arrestuan, përfshirë nënën, motrën dhe një kushërirën e Yepezit.

Karteli Santa Rosa de Lima është kryesisht i fokusuar në vjedhjen e naftës nga ndërmarrja shtetërore e naftës Pemex, në një shkallë industriale.

Në videon në fjalë, Yepez thotë se ai kishte frikë se autoritetet do ta kornizonin nënën e tij si një nga drejtueset e kartelit. “Në emrin e nënës sime dhe njerëzve të mi … Unë nuk kam frikë nga ju”- thotë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *