Këngëtari kanadez Justin Bieber është akuzuar për ngacmim seksual fundjavën që lamë pas, por ai i ka hedhur poshtë këto akuza.
Ditën e shtunë, një grua me emrin Danielle shkroi në rrjetet sociale se ishte sulmuar nga këngëtari më 9 mars të vitit 2014, në hotelin Four Season në Austin, Texas. Kjo pasi Bieber kishte marrë pjesë në një festival, shkruan Daily Mail.
Danielle dha mjaft detaje mbi sulmin seksual.
“Shokët e mi dhe unë po kënaqeshim tërë natën. Një burrë më pas na u afrua mua dhe miqve të mi dhe na pyeti nëse donim të takonim Justin. Sigurisht që ne thamë po ”.
Danielle tha se Bieber i kërkoi asaj dhe grupit që të ktheheshin në dhomën e tij në hotelin “Four Season”.
Ajo ishte 21-vjeç në atë kohë ndërsa Bieber një vit më i ri.
“Justin më bëri që unë të pranoja për të mos i treguar askujt, pasi në të kundërt mund të përballesha me problem serioze juridike”– tha Danielle.
“Ai më kërkoi të bashkohesha me të në shtrat. Këtu e pyeta veten: Si është kjo normale?”- vazhdon e reja.
Danielle tha se ajo pranoi ta puthte, por synonte të shmangte ‘shkuarjen shumë larg’ seksualisht me Bieber. “Trupi im ndihej i pavetëdijshëm. Nuk dua të jap hollësi rreth asaj që ndodhi më pas.”
Pas këtyre deklaratave, Bieber i mohoi akuzat për ngacmim seksual.
“Unë normalisht nuk i adresoj këto akuza pasi kam trajtuar akuza të rastësishme tërë karrierën time, por pasi kam biseduar me gruan dhe ekipin tim, kam vendosur të flas për një çështje sonte”- shkroi ai. “Thashethemet janë thashetheme por abuzimi seksual është diçka që nuk e marr lehtë. Doja të flisja menjëherë, por për shkak të respektit që kam për kaq shumë viktima që merren me këto çështje çdo ditë, kam dashur të sigurohem që i kam mbledhur faktet para se të bëja ndonjë deklaratë.”
Bieber konfirmoi se ai kishte performuar në atë vend, por ishte i shoqëruar nga ish-e dashura e tij Selena Gomez.
Bieber pretendon se nuk ka qenë në hotelin “Four Season”, por në një shtëpi që e ka gjetur përmes “Airbnb” dhe më pas në “Westin” në netët e datave 9 dhe 10 mars 2014. Ai publikoi dhe faturat e hotelit.
Këngëtari tha se do të kërkonte veprime juridik kundër akuzueses të tij në këtë çështje.