Komisioni i Ekonomisë ka miratuar këtë paradite propozimin e presidentit Ilir Meta, për kryetarin e ri të KLSH-së.
Arben Shehu mori besimin e anëtarëve të këtij komisioni me 15 vota pro, 1 abstenim dhe 2 kundër.
Megjithatë verdikti final do të merret në seancën plenare të Kuvendit.
“Do të zbatoj të gjitha parimet thelbësore, që duhet të respektoj ky kontroll. Që veprimtaria e kontrollit të jetë efektive duhet të ndiqen standarde evropiane.
Nëse ndjekim standardet e duhura kontrolli është efektiv. Duhet të garantojmë transparencën e auditimit, të garantoj angazhimet në auditime kryesisht në sektorin publik. Këto standarde do të garantojnë veprimtarinë e përditshme të KLSH. Ky institucion me përgjegjësi të madhe duhet të garantojë kontroll, cilësi dhe ligjshmëri për çdo parregullsi të konstatuar”– tha Shehu gjatë seancës dëgjimore.
Kujtojmë se Kuvendi ka rrëzuar tre kandidatura të mëparshme lidhur me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit: Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo.