Vendosni fjalën kyçe....

Kush po e sulmon Taulant Ballën? Mbetet pa mbiemër në “Facebook” (FOTO)


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka mbetur pa mbiemër në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Momentalisht, nëse doni të shihni faqen e deputetit mjafton të kërkoni vetëm duke shkruar “Taulant”.

Që prej pak ditësh, mbiemri Balla është hequr nga faqja zyrtare e politikanit dhe ai pretendon se bëhet fjalë për një sulm kibernetik.

“Të dashur miq të komunitetit në “Facebook”,

siç besoj e keni ndjekur, prej 72 orësh, faqja ime ka rënë pre e një sulmi kibernetik, duke bllokuar hyrjen, heqjen nga publikimi dhe ndryshimin e emrit. Falë ndërhyrjes së Ekipit të “Facebook” u arrit të rikuperohej pjesërisht, ndërsa puna vazhdon ende.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë për krijimin e këtij komuniteti në këtë faqe komunikimi, si dhe për sinjalizimet që keni dhënë.”– ka shkruar Balla në llogarinë e tij në Facebook, pasi ka arritur ta rimarrë.

Nuk dihet se kush ka ndërhyrë në llogarinë zyrtare të politikanit dhe çfarë synimesh ka, por padyshim ka bërë që në rrjet njerëzit të tallen me Ballën.

Disa qytetarë madje i kanë kërkuar Ballës ta mbyllë fare më mirë “Facebook”-un.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *