Vendosni fjalën kyçe....

Linjat urbane në Fier në protestë, Luan Baçi: Vetëm kështu mund të arrihen të drejtat


Kreu i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi ka publikuar disa video nga protesta e linjave urbane në qytetin e Fierit.

Baçi thotë se prej disa ditësh ata kërkojnë kompesim nga qeveria, pasi janë dëmtuar nga qëndrimi prej disa muajsh pa punë. E po ashtu kërkojnë të luftojnë konkurencën e pandershme.

“Vetem keshtu mund dhe duhet te arrihen te drejtat.

Kane dite te tera, qe kerkojne, mos ti konkurojne ne menyre te pa ndershme, por kjo qeverri e pa ndershme nuk do tja dije.

Kerkojne rregulla te pastra, kerkojne kompesim te shpenzimeve, pasi jane te demtuar rende nga qendrimi i gjate pa pune.

Jane te bllokuar dhe u kerkojne te paguajne taksat.

Jane drejte falimentit te plote ashtu si shume biznese te tjera ne vend dhe qeveria vetem tallet dhe i vjedh”– shkruan Baçi.

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Transporti Publik do të riniste nga puna, por pa bërë me dije një datë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *