Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Do rihapet Transporti Publik


Në deklaratën e sotme për mediat në kuadër të përfundimit të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, jep lajmin për hapjen e Transportit Publik.

Ajo tha se maska do jetë e detyrueshme si për punonjësit e shërbimit të transportit publik, ashtu edhe për qytetarët.

“Në fund të këtij komunikimi, dua t’ju informoj për vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për transportin publik.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.”– tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *