Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet një i dyshuar për vrasjen e 2 biznesmenëve në Laç, shkoi në spital 20 ditë pasi ishte plagosur


Policia ka ndaluar një person, si të dyshuar për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj, në Kurbin.

I dyshuari është 30- vjeçari Eduart Lame, i cili u paraqit mbrëmë në një spital privat për të kërkuar ndihmë për të mjekuar një plagë me armë.

Dyshimet janë ngritur pasi nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë rreth 20 ditë më parë, që korrespondon edhe me datën e ekzekutimit të Likës e Markut. Për më tepër, kur bluzat e bardha kontaktuan Policinë, 30- vjeçari i dha identitet të rremë. Të dyshuarit i janë marrë shenjat e gishtave.

Kujtojmë se në mbrëmjen e 30 majit, 4 persona të maskuar si policë ekzekutuan Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar shtetasin Kreshnik Tusha, i cili gjithashtu mbeti i plagosur gjatë atentatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *