Sipas analistit Baton Haxhiu, nëse nuk do të përmbyllet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë deri në shtator, do të ketë shumë probleme për qytetarët e Kosovës.
“Marrëdhënia Kosovë-Serbi ose ka një fund në shtator, ose një status quo, deri ku ne nuk e dimë. Çfarëdo marrëveshjjeje, qoftë edhe e keqe, është më e mirë se status quo, ku 2 milionë njerëz në Kosovë nuk mund të dalin jashtë, kanë problem serioze.
Marrëveshja është njerëzore, humane, për arsye se një pjesë e njerëzve vuajnë shumë, një pjesë pak, kurse politikanët kanë privilegjin për të dalë jashtë.” – tha Haxhiu.
Këtë deklaratë ai e bëri mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në televizionin “News 24”, ku po fliste për fitoren e Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Analisti shton se këto zgjedhje në Serbi janë të rëndësishme për dy arsye, e para se opozita i bojkotoi ato dhe e dyta se europianët janë plotësisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.