Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka thirrur nesër pasdite mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik, të përbërë nga Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.
Gjiknuri i ka kërkuar grupit negociator, që të sjellë propozime të shkruara paraprakisht për cdo çështje të mbetur pezull.
Kjo me synimin që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.
Sipas deputetit, kjo do t’i lejonte Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me procedurat e brendshme përpara skadimit të afatit.
Data kur skadon afati i këtij komisioni është 30 Qershori.