Vendosni fjalën kyçe....

Policia: Në pranga 2 mjekë, po mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes së biznesmenëve në Laç


Policia dhënë detaje lidhur me ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Marku), më 30 maj.

Eduart Lama është autori kryesor i dyshuar për ngjarjen ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorë të tij.

Ndërkohë janë arrestuar edhe dy mjekët që po e mjekonin ilegalisht Lamën në klinikën private në Qytetin Studenti në Tiranë  janë arrestuar gjithashtu.

I dyshuari është 30- vjeçari Eduart Lame, i cili u paraqit mbrëmë në një spital privat për të kërkuar ndihmë për të mjekuar një plagë me armë.

Dyshimet janë ngritur pasi nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë rreth 20 ditë më parë, që korrespondon edhe me datën e ekzekutimit të Likës e Markut. Për më tepër, kur bluzat e bardha kontaktuan Policinë, 30- vjeçari i dha identitet të rremë. 

Ndërkohë, i dyshuari Eduart Lamaj rezulton se është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.

Kujtojmë se në mbrëmjen e 30 majit, 4 persona të maskuar si policë ekzekutuan Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar shtetasin Kreshnik Tusha, i cili gjithashtu mbeti i plagosur gjatë atentatit.

 DETAJET E POLICISË

 Finalizohet operacioni policor i koduar “Klinika”.

 Operacioni  nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

 Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.

 Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.

Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga  grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L.,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *