Vendosni fjalën kyçe....

Prania ruse në Libi, NATO shprehet e shqetësuar për aktivitetin e Moskës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se të gjithë aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për praninë e rritur ruse në Libi.

Në Forumin e Brukselit të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, kreu i NATO-s tha se megjithëse ka dallime midis aleatëve të NATO-s për situatën në Libi, ata shprehen të shqetësuar për praninë e Rusisë.

“Ne duhet ta monitorojmë dhe ta ndjekim nga afër këtë, si dhe të shkëmbejmë inteligjencën dhe informacione për praninë e rritur ruse”, tha Stoltenberg.

Muajin e kaluar, SHBA tha se Rusia ka dërguar aeroplanë luftarak në Libi, por Kremlini e mohoi një gjë të tillë.

Gjithashtu Stoltenberg tha se zyrtarët e NATO-s po vështrojnë incidentin, duke shtuar se, “Ata dy aleatë të NATO-s kanë qëndrime të ndryshme mbi atë që ndodhi në të vërtetë”.

Por, ai shtoi, të gjithë pajtohen se “ne duhet të mbështesim përpjekjet e OKB-së për të gjetur një zgjidhje të negociuar politikisht për konfliktin në Libi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *