Vendosni fjalën kyçe....

Producenti amerikan i jep fund jetës, hidhet nga kati i 27-të


Ndahet nga jeta regjisori dhe filantropi i njohur amerikan Steve Bing në moshën 55-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se ai u vetëvra duke u hedhur nga kati i 27 i ndërtesës në lagjen “City Century” në Los Angeles.

Burimet thanë për TMZ se Bing kishte vuajtur nga depresioni gjatë muajve të pandemisë.

Bing, i cili trashëgoi një pasuri prej rreth 600 milion dollarë nga gjyshi i tij, Leo S. Bing, kontriboi miliona dollarë për kauzat politike demokratike.

Bing besohet se kishte një pasuri që kapte vlerën e 590 milionë dollarëve. Pasi mori trashëgiminë e tij në moshën 18 vjeç, Bing u largua nga Stanford për të provuar fatin në biznesin e filmit.

Producenti ka qenë i njohur dhe për disa skandale në jetën e tij private.

Bing ka qenë në një marrëdhënie me aktoren Elizabeth Hurley, me të cilën pati një djalë, Damianin si dhe me ish-tenisten Lisa Bonder, me të cilën kishte një vajzë, Kira. Të dy gratë paraqitën padi për atësinë për të detyruar Bing të zbulonte atësinë e tij, pasi ai nuk pranonte ta bënte këtë.

Të dy fëmijët duhej t’i nënshtroheshin testeve të atësisë për të provuar se ai ishte babai i tyre – madje punësuan një detektiv privat për të marrë një provë të ADN-së së Bing-ut.

Steve Bing dhe aktorja Elizabeth Hurley gjatë një koncerti të Elton John në vitin 2000 në New York


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *