Vendosni fjalën kyçe....

PSG-së i infektohen 3 lojtarë me COVID-19


Paris Saint-Germain ka konfirmuar se tre lojtarë dhe një anëtar stafi kanë dalë pozitivë koronavirus.

Kampioni i Ligue 1, i cili u kurorëzua në prill pasi pjesa e mbetur e sezonit u anulua dhe renditja tabelore u vendos në bazë të pikëve të fituara për ndeshje për shkak të pandemisë koronavirus, do t’i rifillojë stërvitjet së shpejti para ndeshjes finale në Kupën e Francës dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Djelmoshat e Thomas Tuchel kanë kaluar në çerekfinale në Ligën e Kampionëve, e cila do të përmbyllet në gusht në Lisbonë.

PSG-ja do të përballet me Saint-Etienne në finale të Kupës së Francës më 24 korrik dhe me Lyonin në finale të Kupës së Ligës më 31 korrik, para se të marrë pjesë në Champions në gusht.

Klubi kreu teste të hënën dhe sot rezultatet treguan katër raste me koronavirus brenda klubit.

PSG-ja do të kthehet në stërvitje në grupe të vogla nga dita e enjte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *