Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet si president i OSBE-së: Jo gjithçka shkon mirë në organizatë


Kryeministri Edi Rama flet si kryetari i OSBE-së në mbledhjen online të Konferencës Vjetore të Sigurisë 2020.

Rama u shpreh se në OSBE nuk shkon gjithçka mirë dhe se organizata ka nevojë për ide të reja, dialog dhe kompromis.

“Kemi pasur disa arritje të përbashkëta. Por nuk është se gjithçka shkon mirë në OSBE. Bashkëpunimi ynë po dështon për shkak të mungesës së besimit dhe besimi mungon për shkak të shpërfilljes së qartë të angazhimeve tona dhe kjo po pret themelet. Shoh mungesë vullneti për të pranuar përgjegjësitë për situatën apo imagjinatës për të sjellë ndryshim. Në të kundërt për fat të keq, po vijon një kulturë, ku shpesh herë kritikojmë aksionet e njëri tjetrit. Le të mos ndajmë thjeshtë këndvështrimet tona, le të jemi më kurajozë, je të propozojmë dhe diskutojmë hapur si mund të punojmë për përmirësimin e gjërave dhe të ndërtojmë më shumë stabilitet.”- tha Rama.

Kryeministri shqiptar e vendosi theksin në 4 pika: situata në raport me COVID-in, konflikti në Ukrainë dhe zona të tjerë, terrorizmi dhe kontrolli i armëve.

“Në raport me COVID-in, kriza na ka goditur të gjithëve, na ka kujtuar dobësitë tona pavarësisht pozicioneve dhe situatave dhe kapaciteteve tona, duhet të reflektojmë për efektet e sigurisë si organizatë. Së dytë për konfliktin që vijon që të marrë jetë të pafajshme dhe që po dëmton sidomos gratë dhe fëmijët, i bëj jehonë thirrjes për një armëpushim global, të tërhiqemi nga armiqësitë, duhet të veprojmë në frymën e solidaritetit. Mbi të gjitha jemi qenie njerëzore.

Në Shkurt bëra vizitën në Ukrainë, pashë në terren situatën. Kam vijuar që të jem optimist, por jam i shqetësuar për mungesën e përmirësimit, duhet të respektojmë parimet dhe angazhimet e BE-së dhe respektim të angazhimeve të Minskut, duhet të rigjallërohen bisedimet në grupin tre palësh të kontaktit. U bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë e tyre duke u mbështetur te OSBE-ja. Një armëpushim i plotë është thelbësor. Duhet t’u japim fund viktimave.

Puna e misionit është e penguar, duhet të ketë qasje të sigurt në mbarë Ukrainën, kufizimet shtesë për shkak të pandemisë t’i hiqen, të lejohet të bëjë punën e vet. Shpresoj që të shoh përparim të mëtejshëm në Ukrainë. Kjo nuk është e vetmja krizë, ka vende të tjera, ku kryesia kërkon të shoh urgjentisht rezultat, si në Karabak. OSBE po mbështet edhe diskutimet e Gjenevës për të ulur tensionet dhe për të siguruar dialog.

Duhet të parandalojmë konfliktet dhe tmerret që po ndodhin, kjo përfshin përforcimin e sigurisë së kufijve, institucionet, sundim të ligjit dhe qasjen në drejtësisë. Fusha e tretë është kërcënimi kundër terrorizmit. Është koha për të ecur përpara që OSBE-ja të ruajë paqen për të forcuar kapacitetet. Nga parandalimi te përballja me kërcënimet që paraqesin luftëtarët e huaj. Së katërti, kontrolli i armëve. Kjo kërkon besim, pa këtë duket sikur gjërat po dështojnë. OSBE ka një bilanc të krenuar për sigurinë, por angazhimet kanë nevojë të mbrohen. Shtetet të kontrollojë dhe sigurinë dhe ndërgjegjësim”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *