Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i parë me Covid-19 në Delvinë, kryebashkiakja: Ju lutem respektoni rregullat


Sot është konfirmuar rasti i parë me COVID—19 në Delvinë, e për këtë arsye, kryetarja e bashkisë Majlinda Qilimi, ka dalë me një deklaratë ku u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e distancimit social.

 “Të nderuar bashkëqytetarë,
Në Delvinë është shënuar rasti i parë me Covid19.
Duke i uruar shërim të shpejtë personit të infektuar, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj rregullat që duhet të ndjekim dhe të respektojmë për të shmangur përhapjen e virusit.

Respektoni Rregullat:
-Ruani distancën 1.5 metër
-Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
-Lani shpesh duart
-Dezinfektoni mjediset

Për çdo shqetësim telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare 127! Nëse keni shenja apo simptoma të ngjashme me Covid19, Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Të dashur bashkëqytetarë, dua t’ju siguroj se janë marrë të gjitha masat parandaluese dhe ështe bashkërenduar puna me të gjitha organet përkatëse për të frenuar përhapjen!

Ju lutem respektoni rregullat, mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!”– shkruan kryebashkiakja.

I prekuri i parë nga Delvina, është një qytetar i moshës 64-vjecare. Ai është nga një familje me 4 anëtarë dhe Drejtoria e Shëndetit Publik e Delvinës po vijon me hetimin epidemiologjik të rastit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *