Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja i jep Shqipërisë 800 mijë dollarë për restaurimin e fortifikimeve të dëmtuara nga tërmeti


Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti nënshkruan grantin prej 800 mijë dollarë që SHBA-ja i jep Shqipërisë për restaurimin e fortifikimeve të trashëgimisë kulturore.

Marrëveshja e nënshkrua gjatë një ceremonie në Krujë. Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore do shkojë për fortifikimet në Krujë, Durrës dhe Prezë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë“, tha Ambasadorja Yuri Kim

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *