Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Butakët mund të zhduken sepse ujërat e Oqeanit Arktik po acidifikohen


Shkencëtarët paralajmërojnë se butakët mund të zhduken nga Oqeani Arktik pasi ai po acidifikohet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Studiuesit thonë se Oqeani Arktik do të thithë më shumë dioksid karboni sesa pritej në 80 vitet e ardhshme, duke rritur aciditetin e ujit.

Kjo gjë mund të zhdukë organizma të tilla si butakët, iriqët e detit dhe fluturat e detit pasi acidi mund të shpërndajë skeletet e tyre të kalcifikuara, shkruan Daily Mail.

Oqeani Arktik do të thithë më shumë dioksid karboni, pasi ka kushte të favorshme për formimin e të ashtuquajturit ujë të thellë. Kjo ndodh kur temperatura e ajrit bie dhe ujërat sipërfaqësore të oqeanit janë ekstra të kripura. Kjo e bën ujin më të dendur, duke bërë që të fundoset dhe të rritet transporti i CO2 në thellësitë e oqeanit.

Studiuesja kryesore Dr Jens Terhaar nga Universiteti i Bernës në Zvicër, tha që rezultatet treguan se Oqeani Arktik do të “marrë 20 % më shumë CO2 gjatë shekullit XX se sa pritej më parë”.

Rezultatet janë botuar në revistën Nature. Bashkëautorja Dr.Lester Kwiatkowski thotë:”Një humbje e këtyre organizmave ka të ngjarë të ndikojë në të gjithë zinxhirin ushqimor në Arktik deri tek peshqit dhe gjitarët detarë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *