Makinës së motrës së Armando Sulejmanit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Çipuri” i është vënë tritol në makinë. Mjeti ku u gjend sasia e tritolit ndodhej i parkuar në një rrugicë në dalje të Vlorës.
Ngjarja e sotme është seri e ngjarjeve të një pas njëshme të rivalitetit mes grupeve kriminale në Vlorë. Momentalisht policia vijon të jetë në vendgjarje duke kryer verifikime dhe çaktivizuar lëndën plasëse, raporton Report Tv.
Armando Sulejmani ka pak kohë që ka dalë nga burgu, pas dënimit me dy vite burgim për akuzën e armwmbajtjes pa leje. Policia dhe Forcat Xheniere ishin në vendgjarje për të kryer caktivizimin e sasisë së tritolit dhe më pas e korën makinën në komisariat.
Motra e Armando Sulejmanit rezulton të jetë me mbiemrin Elmazi dhe është nëna e Daut Elmazit, i cili është i arrestuar nga policia dhe prokuroria e Vlorës per atentatin kundër Inez Hajrullah.