Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dëshmia e Eduart Lamajt: Nuk shkova për t’i vrarë


Zbulohet dëshmia e Eduart Lamajt, personit të arrestuar si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç, ngjarje e ndodhur më 30 maj.

Lamaj ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte ndërmend të kryente krimin, por kishte shkuar vetëm për t’i shkatërruar hotelin pronarit që i kishte patur një borxh.

“Nuk vajta për t’i vrarë. Shkova për t’i shkatërruar hotelin, për shkak të një borxhi që më kishte pronari i tij. U këndërpërgjigja me armë pasi ata nisën të qëllonin dhe mendova se do më vrisnin.”– ka deklaruar Lamaj.

Por organi i akuzës ka dyshime të forta se autorët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar criminal, që ka shkuar me qëllim për të kryer vrasje. Kjo për shkak të veshjes që autorët kanë përdorur.

Katër personat ishin veshur si policë kur futën në hollin e hotelit më 30 maj dhe ekzekutuan dy biznesmenët, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Eduart Lame, u arrestua mbrëmë pasi ishte paraqitur në një spital privat për të kërkuar ndihmë për të mjekuar një plagë me armë.

Dyshimet janë ngritur pasi nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë rreth 20 ditë më parë, që korrespondon edhe me datën e ekzekutimit të Likës e Markut. Për më tepër, kur bluzat e bardha kontaktuan Policinë, 30-vjeçari i dha identitet të rremë. 

Ndërkohë, i dyshuari Eduart Lamaj rezulton se është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.

Policia thotë se ka arrestuar edhe 2 mjekët që kishin pranuar ta mjekonin Lamajn ilegalisht në një klinikë private.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *