Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet propozimi i tretë i PD-së për KQZ-në


Partia Demokratike ka tjetër propozim për formulën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pasi socialistët kundërshtuan propozimet e mëparshme të saj. Sugjerimi i radhës është që përzgjedhja të bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3.

Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.  Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Propozimi i tretë nga demokratët për Këshillin Politik, vjen pas thirrjes së Damian Gjiknurit për një mbledhje ditën e nesërme, ku i kërkoi opozitës të bënte propozimet e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *