Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima dhe 136 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Në Maqedoninë e Veriut vijon situata e rënduar e infeksioneve nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1208 testime të realizuara, 136 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, përkatësisht Shkup-80, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-3, Tetovë-24, Strugë-1, Veles-3, Ohër-5, Gostivar-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Kërçovë-1, Resnjë-4 dhe Negotinë-1.

Gjithashtu, autoritetet maqedonase raportojnë se janë shëruar 43 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 8 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 shkon në 5450, prej të cilëve 2091 janë shëruar, kurse 259 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 3095 raste aktive me koronavirusin e ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *