Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Faber harron statusin diplomatik, fut hundët në zgjedhjet e shtetit amerikan


Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber nuk është menduar dy herë për të ndërhyrë në zgjedhjet parësore të mbajtura më 23 qershor në New York, duke shprehur mbështetje të veçantë për një kandidat, pavarësisht se statusi i saj diplomatik ia ndalon këtë gjë.

Ajo ka bërë një postim në “Twitter”, për t’i uruar suksese kongresmenit Eliot Engel.

“I uroj më të mirën dhe shumë suksese përfaqësuesit Eliot Engel, gjatë këtij raundi zgjedhjesh për Kongresin e Flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Njerëzit e Shqipërisë janë bekuar që kanë pasur një kampion dhe një zë të fortë në Kongresin Amerikan, për 30 vjet gjatë kohërave më sfiduese. Fat të mbarë kongresmen!”- shkruan ambasadorja shqiptare.

Mirëpo një diplomat e ka të ndaluar të ndërhyrjë në zgjedhjet e një vendi tjetër, e kjo përfshin edhe të shprehurit e mbështetjes për një kandidat të caktuar.

E për më tepër kur ky kandidat, është ai që donte të shkarkonte presidentin e vendit me të cilën ajo kërkon të ruajë marrëdhëniet e mira me Shqipërinë.

Komiteti i Eliot Engel, ishte një nga gjashtë panelet e Shtëpisë së Përfaqësuesve që po hetonte administratën e Trump-it vitin e kaluar, dhe që kërkoi nisjen e një procesi për shkarkimin e tij.

E me të drejtë, sjellja e ambasadores Faber ka zemëruar shqiptarët në SHBA, të cilët e kanë kritikuar në komente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *