Vendosni fjalën kyçe....

Babai i djalit të saj vrau veten, Elisabeth Hurley: Një fund i tmerrshëm


Aktorja Elizabeth Hurley ka folur pas vetëvrasjes së ish-të dashurit dhe babait të djalit të saj, Steve Bing, i cili u hodh nga kati i 27 i një pallati.

Hurley tha që ajo ishte e trishtuar për lajmin e vetëvrasjes së tij, duke e quajtur një ‘fund të tmerrshëm’. Sipas mediave amerikane, producenti Bing muajit e fundit kishte patur probleme me depresionin.

Hurley dhe Bing kanë qenë të lidhur për 18 muaj midis viteve 2000 dhe 2002, para se të ndaheshin për shkak se ai nuk pranonte t’i jepte atësinë djalit të tyre, Damian.

“Jam shumë e trishtuar që ish-i dashuri im Steve nuk është më mes nesh. Është një fund i tmerrshëm. Megjithëse kaluam disa periudha të vështira, ato janë kujtime të mira, të mrekullueshme të një njeriu të ëmbël dhe të sjellshëm.

Vitin e kaluar ne u afruam përsëri me njëri-tjetrin. Folëm për herë të fundit në ditëlindjen e 18-të të djalit tonë. Ky është një lajm shkatërrues dhe i falënderoj të gjithë për mesazhet e tyre të bukura.“– shkruan aktorja britanike.

Djali i tyre gjithashtu ka folur për ngjarjen tragjike. “Kjo është një kohë shumë e çuditshme dhe konfuze dhe unë jam jashtëzakonisht mirënjohës që jam i rrethuar nga miqtë dhe familja ime fenomenale.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *