Vendosni fjalën kyçe....

Basha dhe Kryemadhi dalin në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit pas akuzave të Prokurorisë Speciale


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i kanë dalë në mbështetje Thaçit dhe Veselit për akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Basha tha se lufta e UÇK-së është e drejtë dhe se Thaçi dhe Veseli do dalin të pafajshëm.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga gjenocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.

Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor”-shkruan Basha.

Nga ana tjetër Kryemadhi shprehet se lufta e UÇK-së ishte për çlirimin e popullit të Kosovës, kurse shton se e drejta do të fitojë sërish.

Lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës për çlirim nga gjenocidi i Millosheviçit, ishte një luftë e drejtë dhe legjitime si të gjitha luftërat për liri dhe të drejta njerëzore të popujve.

Kjo luftë e mbështetur nga bota demokratike, nga vendet kampione të lirive dhe të drejtave të popujve, tashmë është çertifikuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe u kurorëzua më pas me pavarësinë e Kosovës.

Shpreh besimin e plotë që të gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e kësaj lufte kanë vepruar në realizim të misionit sublim të popullit për çlirim nga shtypja, për liri dhe dinjitet kombëtar.

E drejta dhe liria e popullit janë gjithnjë ngadhënjyese! E drejta do të fitojë përsëri!”-shkruan Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *