Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me biznese dhe qytetarë në Vorë, i ankohen për ulje të xhiros dhe ekonomisë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me fermerë dhe biznese në Vorë ku u njoh me shqetësimet e tyre.

“Zero më zero! Ne jemi keq edhe me tërmetin, s’ka njerëz fare, s’ka banorë. Janë larguar 50% e banorëve” – shprehet një tregtar i cili nuk ka kujt t`i shërbejë më në lokalin e tij.

Sipërmarrës të tjerë, u ankuan për uljen drastike që xhiroja ditore ka pësuar në shume biznese të zonës.

Unë jam i mbytur, i zhytur në borxhe, me siklete e me ashtu. S’kam ç’bëj. Marrin me listë, të paktën vetëm në kohën e koronavirusit nja 700 – 800 mijë lekë”- shprehet pronari i një dyqani mishi në qendër të qytetit, i cili në 35 vite punë në të njëjtin dyqan po vuan krizën e thellë të konsumit.

Pas takimeve me bizneset, Basha u ndal në Marikaj ku dëgjoi shqetësimet dhe problemet e fermerëve të zonës. Mungesa e tregut dhe subvencioneve ka penalizuar shumë prej tyre. Zona njihet për tregtinë e perimeve të ndryshme, por mungesa e tregut e bën shumë të vështirë nxjerrjen e produkteve nga serat.

Tregu më dobët, s’ka. Këtë vit njëherë, është shumë dobët. Shumë, shumë dobët” – thotë një nga fermerët.

Fermerët e Vorës u ankuan për rritjen e kostos dhe uljen e fitimit dhe mungesën e subvencioneve.

Subvencione nuk ka fare. Zero, zero”, – thotë një tjetër banor që jetesën e familjes së tij e ka të varur nga prodhimet bujqësore.

Kreu i opozitës Basha i premtoi fermerëve dhe bizneseve se qeveria e ardhshme do jetë në krah të tyre. Taksat dhe lekët e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për 5 veta.

Morëm vesh dje, kanë bërë një pagesë tjetër për inceneratorin, 500 mijë euro. Sa biznese mund të ndihmoheshin me këto? Thjeshtë të paguanin punëtorin, mos të hiqnin punëtorin nga puna. Se këto taksat tuaja janë. Do çlirojmë mundësitë, të punoni të gjithë edhe sipas mundësive që, sigurisht do vijnë duke u rritur, kur të çlirohet ekonomia edhe ju të fitoni, të punësoni, të ketë mirëqenie. 5 veta! S’mund të jetë Shqipëria e 5 vetave”– u shpreh Basha

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *