Gazetari Baton Haxhiu deklaroi në emisionin “Opinion”, se Kosova do të gjendet në ditët e saj më të errëta. Duke e cilësuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit si një konspiracion politik, Haxhiu tha se këtu hyn përplasja evropiane dhe e administratës Trump.
“Ky është konspiracion politik ekskluziv, kundër Shtëpisë së Bardhë, kundër paqes dhe kundër asaj që duhej të ndodhte. Shikoni fjalinë e fundit: “Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri”-tha Haxhiu.
Më tej, Haxhiu tha se ka informacion se Kryeministri Abdullah Hoti mund të mos shkojë në Uashington.
Debati:
Haxhiu: Ai është nisur dhe është në një prej qyteteve evropiane, por problemi kryesor është që dyshoj se zoti Hoti mund të jetë atje, për disa arsye. E para nënshkrimi i disa marrëveshjeve është i kategorizuar i tillë, pasi nuk mund ta nënshkruajë Kryeministri. I pari është Parlamenti, fuqia e dytë është Presidenti dhe pastaj është Kryeministri. Kryeministri mund të nënshkruajë gjëra më të thjeshta, por jo kaq të rëndësishme sa marrëveshja e datës 27. Dyshoj që ka guxim në kuptimin politik dhe se duhet të shkoj zoti Hoti.
Fevziu: E ke informacion apo analizë?
Haxhiu: E kam informacion.
Fevziu: Që ndoshta edhe Hoti mund të mos shkojë? Pra takimi pas 48 orëve rrezikon të dështojë?
Haxhiu: Momentalisht qëndrimi është që të mos shkojë, por mund të ndryshojë nga presionet.