Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump: Tani 10 vite burg për ata që vandalizojnë statujat


Kushdo që vandalizon një monument ose një statujë në SHBA, tani rrezikon të përballet me deri në 10 vjet burg. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai e dha lajmin në një postim në “Twitter”.

“Unë kam autorizuar Qeverinë Federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër Federale në SHBA me deri në 10 vjet burg, sipas Aktit të Ruajtjes së Përkujtimit të Veteranit, ose ligje të tjera që mund të jenë përkatëse.

Ky veprim është efektiv menjëherë, por mund të përdoret gjithashtu në mënyrë retroaktive për shkatërrim ose vandalizëm të shkaktuar tashmë. Nuk do të ketë përjashtime”– shkruan Trump.

Që nga vdekja e George Floyd në maj, shumë statuja të figurave të epokës së Konfederatës dhe skllavopronarëve janë rrëzuar ose vandalizuar në të gjithë vendin. Të hënën, demonstruesit u përpoqën të rrëzojnë një statujë të ish presidentit amerikan Andrew Jackson, pranë Shtëpisë së Bardhë para se të shpërndaheshin nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *