Vendosni fjalën kyçe....

Dronët zbulojnë parcelat me kanabis, arrestohen kryepleqtë e fshatrave të Krujës (VIDEO)


6 kryepleq të fshatrave në Krujë dhe kryetarit të Njësisë Administrative Cudhi janë vënë në prangat e policisë, pas një operacioni anti-drogë.

Rreth 100 forca policie dhe 2 dronë janë angazhuar në këtë operacion, duke bërë të mundur lokalizimin e zonave ku ishin kultivuar kanabis.

Për shkak të parcelave të zbuluara me kanabis në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall, janë arrestuar për “shpërdori detyre” kryepleqtë e tyre.

DETAJET E POLICISË

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Procedohen penalisht kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë.

Gjatë kontrollit të territorit më këmbë dhe dronë janë angazhuar rreth 100 forca policie dhe janë përdorur 2 dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe forcat e FNSH-së, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në qytetin e Krujës, kanë konstatuar disa ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cannabis sativa.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur dhe flotën e dronëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *