Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka folur lidhur me situatën problematike të mbetjeve urbane.
Sako tha se një grup specialistësh po punon për studimin e fizibilitetit për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, nëse do të ketë një landfill të ri për Durrësin, apo do të vendoset për variantin që ato të dërgohen në Sharrë.
”Plani konsiston në studimin e gjendjes aktuale dhe vlerësimin në akspektin financiar, që do të thotë do të kemi një landfill të ri në Durrës apo do të ndërmarrim një iniciativë për t’i dërguar në Sharrë.”- tha Sako.
Për përgjigjen, duhet pritur të paktën 6 muaj. E nëse do vendoset për ndërtimin e një landfilli të ri, bashkia do kërkojë ndihmë nga qeveria.
”Ne do kërkojmë sërish fonde nga qeveria shqiptare, pasi bashkia nuk ka mundësi që edhe një landfill ta konceptojë komplet me fondet e saj. Ne do të vijojmë me dëgjesat përkatëse në mënyrë që i gjithë procesi të jetë transparent dhe qytetarët ta dinë se çfarë do bëhen dhe se ku do shkojnë taksat e tyre.”– tha kryebashkiakja.