Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i del në mbështetje Thaçit dhe Veselit: Besojmë në pafajsinë tuaj


Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, reagoi për lajmin se Prokuroria Speciale ka ngritur akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Haradinaj i ka dalë në mbështetje Thaçit dhe Veselit në pafajsinë e tyre përballë akuzave.

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë
”-.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *