Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënon me thikë familjarët në Gjirokastër, më pas plagos policin në momentin e ndërhyrjes


Një ngjarje e rëndë ka përfunduar me një të plagosur në Gjirokastër.

Një person, i cili dyshohet të ketë probleme mendore, është konfliktuar me familjarët e tij, duke i kërcënuar me thikë.

Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, por ky i fundit ka plagosur një polic me thikë në gjoks. Mësohet se polici E. L. ndodhet në spital, në reanimacion.

Ndërkohë, efektivët kanë arritur të arrestojnë agresorin K. Ahmetaj.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *