Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 34-vjeçarja te Infektivi, viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë


Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një grua e moshës 34-vjeçare. Kjo e ka çuar në 47 numrin e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, thotë se gruaja ishte e shtruar në gjendje të rëndë në spital prej disa ditësh dhe e intubuar.

“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, tha ministria e Shëndetësisë.

Gruaja nga Librazhdi është pacientja më e re në vendin tonë, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë.

Ditën e sotme kemi patur përsëri rritje të numrit të rasteve ditore të konfirmuara me COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 67 raste të reja. Kjo e ka çuar në 2114 numrin total të të infektuarve në vendin tonë, të regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Numrin më të lartë të rasteve të reja, sot e mban Kruja me 18 raste. Rastet e tjera janë: 16 në Tiranë,  10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnjë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *