Vendosni fjalën kyçe....

PD: Qeveria ka paguar 500 mijë euro dje për bandën e inceneratorit në Fier


Në vazhdën e akuzave për inceneratorët, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka paguar dje 500 mijë euro, një inceneratori që nuk ekziston në qytetin e Fierit.

Drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti tha në një deklaratë për mediat:”Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje. Janë gjysëm milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Për vete marrin 500 mijë euro me një dorë, qytetarëve në ditën e tyre më të keqe i pagoi mesatarisht nga 10 euro dhe as nuk ka ndërmend të shtijë asnjë qindarkë më shumë.”

Teliti tha se kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që theu çdo rekord për falimentimin e bizneseve dhe për mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

DEKLARATA E TELITIT

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, abuzimi me paratë e shqiptarëve nuk ka të ndalur. Gjithçka është për klientët, asgjë për qytetarët.

Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen.

Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje. Janë gjysëm milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Për vete marrin 500 mijë euro me një dorë, qytetarëve në ditën e tyre më të keqe i pagoi mesatarisht nga 10 euro dhe as nuk ka ndërmend të shtijë asnjë qindarkë më shumë.

Vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal.

Deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Çfarë përfitojnë qytetarët prej tyre? Asgjë!

E gjithë kjo vjedhje dhe abuzim po ndodh kur ekonomia është realisht në recesionin me te madh te 30 viteve te fundit, kur të ardhurat ne arken e shtetit janë në pikën e tyre më të ulët dhe kur borxhi publik vazhdon të rritet me ritme marramendëse.

Vetëm ditën e djeshme 1568 familje nuk patën mundësi të merrnin pagesën 40 mijë lekëshe, pasi paratë e tyre shkuan në xhepat e Inceneratorit të Fierit, duke e paguar këtë të fundit me 510 mijë euro nga paratë e taksapaguesve.

Duke i paguar vetes në një dorë gjysëm milioni euro për inceneratorin që nuk ekziston, qeveria ka marrë vulën e turpit të “kap ça t’kapësh” disa muaj përpara largimit.

Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që theu çdo rekord për falimentimin e bizneseve, për mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës, si kryeministri që ka abuzuar miliona e miliona euro dhe pasuri të tjera, duke u rritur taksat shqiptarëve,

Me Edi Ramën ka vetëm varfërim, prandaj ne duhet ta ndryshojmë këtë gjendje për t’i dhënë vendit një qeveri që nuk punon për pasurimin e kryeministrit dhe të një grushti pushtetarësh, oligarkësh e kriminelësh, por për mirëqenien e shqiptarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *